Dita e Falenderimeve mund të jetë “ngjarja super përhapëse e virusit”, paralajmëron eksperti i shëndetësisë

25/11/2020 11:59 AM 0 komente

Dita e Falenderimeve është potencialisht “nëna e të gjitha ngjarjeve super shpërndarëse” të koronavirusit, tha eksperti i shëndetësisë Jonathan Reiner.

Me miliona amerikanë që injorojnë udhëzimet kundër udhëtimeve për pushime, Shtetet e Bashkuara mund të shohin një shpërthim të infeksioneve të Covid-19 në javët pas Falënderimeve.

“Një nga mënyrat se si ne mendojmë që Midwest pati një shpërthim të virusit në verë, ishte tubimi i motorëve në Sturgis në South Dakota, ku njerëzit ishin infektuar dhe më pas u shpërndanë nëpër Midwest.”

“Tani imagjinoni që në një shkallë masive, njerëzit që largohen nga çdo aeroport në Shtetet e Bashkuara dhe mbajnë virusin me vete,” shtoi ai.

Pse testet nuk garantojnë udhëtime të sigurta?

Reiner paralajmëroi që testimi jo gjithmonë zbulon nëse dikush është i infektuar në një moment të caktuar. Për shembull, nëse një person është i infektuar me Covid-19 dhe është testuar një ose dy ditë më vonë nuk ka mjaftueshëm ARN (material gjenetik) virale për të zbuluar virusin, tha ai.

Pra, testimi si një provë vërtetuese për udhëtimet nuk do të funksionojë, përveç nëse zbulon një rezultat pozitiv dhe personi qëndron në shtëpi si shkak i kësaj.

Reiner gjithashtu tha se ai është kundër planeve të Shtëpisë së Bardhë për festimet e Krishtlindjeve këtë vit.

“Nëse bashkoni shumë njerëz së bashku në një festë të Shtëpisë së Bardhë tani, veçanërisht një ngjarje që ka ushqim, ku duhet të hiqni maskën, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt. Është një tjetër ngjarje super përhapëse. Është plotësisht opsionale dhe e dëmshme në këtë mjedis pandemik. Nuk duhet të bëhet. E kuptoj që ky është viti i fundit, por nuk duhet të bëhet ”./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of