Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind dhe shkoi në 95.162 .DXY.
Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të mërkure kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 109.76 dollarë amerikanë për jen.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1385 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2933 paund për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 1.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.71435 dollarë australianë për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto pesë muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.