Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit mëngjesin e ditës së sotme. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 112.52 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupi avancoi me 0.2 për qind, duke shkuar në nivelin 95.703 . DXY.
Monedha euro ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1489 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët në më shumë se dy javë. Euroja ka humbur rreth 3 për qind kundrejt dollarit gjatë tre javëve të fundit.
Yuani kinez ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9390 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.