Dollari ishte në nivele të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, ndërsa investitorët janë në pritje që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit javën e ardhshme.
Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 101.65 duke shënuar një rritje të lehtë dhe duke lënë pas nivelin e saj prej 101.22 të shënuar gjatë ditës së hënë.
Dollari amerikan u rrit me 0.1 për qind ndaj jenit dhe u këmbye me 113.92 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu edhe nivelin e tij të ulët prej 113.53 që shënoi një ditë më parë.
Monedha euro u këmbye me 1.0582 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas nivelin e saj të lartë 1.064 euro për dollarë amerikanë që shënoi një ditë më parë.
Dollari australian shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme. Një rritje e tillë erdhi si pasojë e mbajtjes së normave të interesit në nivele të pandryshueshme.
Ai u rrit me 0.6 për qind në 0.7621 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.