Dollari shënoi rënie mëngjesin e sotëm ndaj jenit pasi Guvernatori i Bankës së Japonisë Haruhiko Kuroda zhgënjeu një pjesë të madhe investitorësh teksa u shpreh se politikat lehtësuese nuk do të lëshohen tani por në muajt pasardhës.
Dollari u këmbye me 103.64 dollarë për jen duke shënuar një rënie prej 0.3 për qind.
Monedha e gjelbër ra nga peidestali i saj ku deri të premten tregtohej me 104.32 dollarë për jen. Një rënie e tillë e dollarit erdhi edhe si pasojë e mosrritjes së normës së interesit nga Rezerva Shtetërore.
Indeksi i dollarit, i cili e krahason dollarin me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit qëndroi në nivelin 95.189.
Monedha euro shënoi një rritje prej 0.1 për qind duke u këmbyer me 1.1167 euro për dollarë, edhe pse jo shumë larg nivelit të ulët të cilin e arriti të mërkurën ku u tregtua me 1.1123 euro për dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.