Në debatin e organizuar nga grupi i ekspertëve “E15” me temë “Dëmet e luftës në pasuritë private dhe kompensimi i tyre”, ata kanë dhënë të dhëna, si dhe kanë kërkuar nga institucionet, por edhe nga shoqëria civile që të punojnë më shumë për këtë çështje në mënyrë që të realizohet sa më shpejt kompensimi nga shteti i Serbisë.
Muhamet Mustafa i grupit “E51” tha se Serbia ka marrë taksa në Kosovë me vlerë rreth 400 milionë euro në vit, kurse ka kthyer rreth 50 milionë euro që kanë shkuar kryesisht në ato zona ku jeton komuniteti serb. Sipas tij, buxheti familjar menjëherë pasluftës është ulur ndjeshëm, si dhe ra me 50% numri i personave që merrte një pagë. Nga një studim i realizuar vetëm 12 % e familjeve kosovare kanë mbetur në vendbanimet që kanë qenë para lufte, 24% janë zhvendosur brenda territorit, ndërsa 40% janë zhvendosur pjesërisht. Ekspertë kërkuan që ky problem të zgjidhet sa më shpejt nga institucionet vendore, sepse është një e drejtë e patjetërsueshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.