Rritja e shitjeve të naftës së papërpunuar në Kinë, ekspozon kufizimet e përpjekjeve të SHBA-së dhe BE-së për të frenuar Republikën Islamike
Irani po eksporton sasinë më të madhe të naftës, gjatë gjashtë viteve të fundit, duke i dhënë ekonomisë një nxitje prej 35 miliardë dollarësh në vit edhe pse vendet perëndimore, diskutojnë për rritjen e sanksioneve, në përgjigje të sulmit të tij ndaj Izraelit.
Teherani shiti mesatarisht 1.56 milionë fuçi në ditë, gjatë tre muajve të parë të vitit, pothuajse të gjitha në Kinë dhe niveli i tij më i lartë, që nga tremujori i tretë i 2018, sipas kompanisë së të dhënave Vortexa.
Suksesi i Iranit në eksportimin e naftës së papërpunuar, nënvizon vështirësitë me të cilat përballen SHBA-ja dhe BE-ja, ndërsa ata kërkojnë të rrisin presionin mbi Teheranin, pas sulmit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.
SHBA dhe BEm po përgatisin sanksione të reja ndaj republikës islame, pjesërisht për të bindur Izraelin për të mos përshkallëzuar konfliktin me Teheranin, duke u kundërpërgjigjur. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, pranoi këtë javë se Irani, vazhdoi të eksportonte naftë pa probleme.
Por, analistët thonë se Uashingtoni, nuk është i prirur për të zbatuar rreptësisht regjimin e sanksioneve të “presionit maksimal”, të prezantuar në 2018 nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, duke përmendur një hezitim të administratës së Presidentit Joe Biden, për të krijuar një presion inflacionist, në furnizimin global të naftës, gjatë vitit zgjedhor të SHBA.
Në Teheran, agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim tha se industria e naftës e vendit, kishte gjetur mënyra për të kapërcyer sanksionet, duke shtuar se, duke qenë se klienti i saj kryesor ishte Kina, ajo ishte kryesisht e mbrojtur nga presioni perëndimor.
Forcat izraelite, rrëzuan një breshëri prej rreth 300 raketash dhe dronësh, të lëshuar nga Irani gjatë fundjavës. Por sulmi – hera e parë, që Teherani ka shënjestruar drejtpërdrejt shtetin hebre – ka intensifikuar frikën se rajoni, po rrëshqet drejt një konflikti më të gjerë, ndërsa Izraeli peshon se si të përgjigjet.
Irani nisi sulmin si hakmarrje, për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Damask, që vrau disa komandantë të lartë iranianë.
Tensionet në rritje, që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, kanë ndihmuar që çmimet e naftës, të rriten më shumë se 15 % këtë vit, në rreth 90 dollarë për fuçi. Por, çmimet ranë përsëri pas sulmit iranian, pasi tregtarët menduan se furnizimet nga rajoni nuk do të ndërpriteshin. Nafta e papërpunuar Brent, matës i standardid ndërkombëtar, ra 3 % në 87.37 dollarë për fuçi.
Madhësia e flotës së përdorur nga Irani, për të transportuar naftë, është rritur me një të pestën në vitin e kaluar, në 253 anije dhe se numri i anijeve çisternë, që transportojnë deri në 2 milionë fuçi naftë, është dyfishuar që nga viti 2021.
Pothuajse e gjithë nafta iraniane e shitur këtë vit, ka shkuar në Kinë, ndërsa zbatimi i sanksioneve mund të destabilizojë jo vetëm tregun e naftës, por edhe marrëdhëniet SHBA-Kinë.
Kina mbështetet te Irani, për rreth një të dhjetën e importeve të saj të naftës, por e përpunon naftën jo përmes kompanive të saj shtetërore të naftës dhe gazit, por përmes rafinerive më të vogla private.
Rritja e prodhimit të naftës gjatë dekadës së fundit, e ka bërë SHBA-në prodhuesin më të madh në botë dhe e ka bërë Uashingtonin të jetë më agresiv, me sanksionet ndaj eksportuesve të tjerë të naftës së papërpunuar. Të mërkurën, SHBA rivendosi sanksionet ndaj Venezuelës, një tjetër anëtare e kartelit të OPEC. / FT