Elon Musk do të bisedojë me punonjësit e Twitter Inc. këtë javë, për herë të parë në një mbledhje të kompanisë.
Ky do të jetë takimi i parë i Musk me punonjësit, që nga paraqitja e ofertës prej 44 miliardë dollarësh në prill, tha një burim të hënën, duke iu referuar një email-i nga CEO i Twitter, Parag Agrawal për stafin.
Takimi është planifikuar të enjten dhe Musk do t’u përgjigjet pyetjeve të punonjësve të Twitter, shtoi burimi.
Lajmi, i publikuar për herë të parë nga Business Insider, vjen pasi javën e kaluar, Twitter deklaroi se parashikon një votim të aksionerëve mbi shitjen në fillim të gushtit.
Një përfaqësues i Twitter konfirmoi pjesëmarrjen e Musk në takimin e kompanisë që do zhvillohet këtë javë.
Që nga oferta për blerjen e kompanisë nga Musk, shumë punonjës të Twitter kanë shprehur shqetësimin se sjellja e paparashikueshme e miliarderit mund të destabilizojë aktivitetin e shoqërisë së medias sociale dhe ta dëmtojë financiarisht.
Në prill, CEO i Twitter, Agrawal qetësoi zemërimin e punonjësve gjatë një mbledhje të kompaninë, ku stafi kërkonte përgjigje se si menaxherët planifikonin të trajtonin largimin masiv të mundshëm, të nxitur nga Musk.
Javën e kaluar, Musk paralajmëroi Twitter se mund të tërhiqej nga marrëveshja për të blerë kompaninë, nëse ajo nuk i siguronte të dhënat mbi spam dhe llogaritë false të kërkuara prej tij. / Reuters