Facebook ka krijuar një risi për të gjithë përdoruesit e tij, të cilët kanë probleme me shikimin, duke i ndihmuar ata “të shohin” fotot. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim të secilës foto (numri i njerëzve, ngjyrat etj.).
Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së objekteve për të identifikuar çfarë gjendet në foto. Kompania ka më shumë se 9 muaj që merret me krijimin e kësaj veçorie dhe e ka provuar tek disa përdorues.
Kjo risiështë në dispozicion në gjuhën angleze për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Facebook njofton se së shpejti platforma do të përhapet edhe në gjuhë dhe shtete të tjera.