Festivalet dimërorë më të bukur në botë

20/11/2019 5:07 PM 0 komente

Në Europë dhe në të gjithë botën, ekzistojnë vende magjepsëse që bëhen edhe më të bukura në dimër, falë zhvillimit të festivaleve dhe manifestimeve të ndryshme që befasojnë të gjithë.

Zbuloni më poshtë se cilat janë…

 

 

Festivali i Skulpturave prej Akulli, Bruges

Bruges në dimër është magjepsës, por nga nëntori në janar shkëlqen gjatë Festivalit të Skulpturave prej Akulli. Çdo vit, artistë nga e gjithë bota krijojnë vepra arti prej akulli në bazë të një teme të caktuar. Festivali zhvillohet nga data 14 dhjetor 2019 deri më 1 mars 2020.

 

Amsterdam Light Festival

Amsterdami bëhet edhe më tërheqës në dimër. Çdo gjë bëhet edhe më e bukur gjatë Festivalit të Dritave që zhvillohet nga data 28 nëntor 2019 deri më 19 janar 2020. Bora nëpër rrugë bëhet kornizë e instilacioneve të shndritshme që i japin ngjyrë të ftohtit dimëror në qytet, çdo vit me një temë të ndryshme.

 

Momentum Ski Festival, Verbier

Momentum Ski Festival përfaqëson një manifestim që s’mund ta humbin kurrsesi të gjithë ata që janë të pasionuar pas sportit të skive. Çdo vit, në Verbier, Zvicër, nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit organizohen koncerte, evente dhe spektakle që i bëjnë edhe më fantastike pistat e skive në vend.

 

Up Helly Aa, Skoci

Në Skoci zhvillohet çdo vit një festival tradicional, ku protagonist absolut është zjarri. Më 31 janar, skocezët dalin në rrugë dhe i bëjnë homazh kulturës vikinge. Ata u vënë zjarrin objekteve dhe një anije gjigante vikinge.

 

Solstici dimëror, Stonehenge

Një ngjarje mistike dhe magjike, e mbushur me energji dhe mister. Në Stonehenge, kur mbërrin dimri, festohet solstici dimëror, duke u mbledhur pikërisht aty, në pritje të lindjes së diellit në dimër.

 

Hogmanay, Edimburg

Hogmanay është më shumë se një ndërrim vitesh. Çdi vit në Edimburg, më shumë se 40 mijë persona dalin në rrugë më 31 dhjetor për të festuar mbërritjen e vitit të ri mes këngëve, kërcimeve, muzikës dhe fishekzjarrëve.

 

Festivali i Dritave, Lion

Një spektakël që magjeps sytë dhe zemrën. Në dhjetor, nga data 5 deri në datën 8, Lioni bëhet i mrekullueshëm. Ekrane dhe instalacione të shndritshme mbizotërojnë në qytet duke e bërë edhe më të bukur.

 

Polar Bear Plunge (Zhytja e ariut polar) Maryland

Në Maryland, ShBA, në muajin janar zhvillohet “Polar Bear Plunge”. Më shumë se 10 mijë persona zhyten në ujërat e akullta të Gjirit të Chesapeake.

 

Losar, Tibet

Viti i Ri në Tibet, i njohur me emrin Losar, është një ngjarje befasuese. Festimet për mbërritjen e Vitit të Ri zgjasin 15 ditë, duke nisur nga data 24 shkurt 2020, gjatë të cilave njerëzit veshin kostume tradicionale dhe kërcejnë nëpër rrugë e tempuj.

 

Nata Yalda, Iran

Gjatë solsticit dimëror, çdo 21 dhjetor, kur dritat fiken dhe rrugët ndriçohen veç nga yjet, në Iran festohet Yalda, festivali që i bën homazh fitores së dritës kundër errësirës. Gjatë kësaj mbrëmje, njerëzit qëndrojnë zgjuar gjithë natën duke ngrënë shegë dhe fruta të thata.

 

(Burimi i fotove iStock)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of