Amnistia dëmton moralin tatimor dhe duket si një kartë për të favorizuar evazorët, pasi përfshin një falje të konsiderueshme, tha sot për mediat Shefja e misionit të FMN-së, Yan Sun, në një konferencë për median në kuadër të rishikimit të Programit me Shqipërinë.
“Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor. Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore” tha zonja Sun.
Sejko: Duhet angazhim i përbashkët për të shmangur efektet e inflacionit të lartë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. Ai tha se inflacioni mbetet kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit. Sejko tha se, inflacioni në gusht në 8% dhe përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit.
Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. më tej stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit. Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet.
Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm, bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.
Ai tha se, Banka e Shqipërisë është angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare. Ky normalizim është një proces simetrik me atë të ndërmarrë nga të gjitha ato banka qendrore, në rajon dhe në botë, të cilat po përballen me fenomenin e inflacionit të lartë. Ai nënkupton një rritje progresive të normës bazë të interesit, duke ndryshuar gradualisht natyrën e qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni aktual, i cili ka qenë dhe mbetet stimulues, drejt një pozicioni më neutral që ofron një mbështetje më të qëndrueshme për rritjen afatgjatë të vendit.
Sejko tha se, projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do të vijojë të mbetet në nivele të larta edhe gjatë dy tremujorëve në vijim. Më tej, stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare do të induktojnë një reduktim progresiv të inflacionit, deri në kthimin e tij në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Paralelisht me të, projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet përgjatë horizontit afatmesëm. Ndonëse aktiviteti ekonomik do të vuajë pasojat negative të inflacionit, rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv.
Rritja ekonomike do të vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm ekonomik dhe financiar i vendit, nga bilancet e shëndosha të bizneseve dhe familjeve, si dhe nga vijimi i mbështetjes me kredi e instrumente pagese nga sektori bankar.
Në këtë kontekst, gjej me vend të theksoj se sektori bankar shqiptar paraqitet i shëndetshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar. Reformat e vazhdueshme që kemi ndërmarrë në vitet e fundit kanë dhënë frytet e veta.
Konsolidimi i sektorit bankar, përmirësimi i ambientit të kredisë, zhvillimi i gjithanshëm i tregjeve financiare dhe i sistemeve të pagesave, si dhe nismat për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare, kanë sjellë përmirësime të dukshme cilësore në qëndrueshmërinë dhe eficiencën e sektorit bankar. Kredia për sektorin privat ka shënuar një përmirësim progresiv të normës së rritjes, duke kulmuar në nivelin 13.7%, në muajin gusht. Gjithashtu, ajo shfaq një mbulim të mirë të nevojave të biznesit e të familjeve për financim afatgjatë apo për mjete likuide. Rritja e qëndrueshme e kredisë si dhe cilësia në rritje e portofolit të saj, janë indikatorë të rëndësishëm të mbështetjes që ky sektor ka dhënë dhe po jep në procesin e rimëkëmbjes së vendit.
Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të punojë intensivisht në drejtim të rregullimit dhe mbikëqyrjes së kujdesshme të aktivitetit bankar, të zhvillimit të tregjeve financiare dhe të sistemeve të pagesave, të promovimit të stabilitetit financiar të vendit, si dhe të rritjes së shkallës së edukimit dhe të përfshirjes financiare të publikut. Ndonëse sfidat që kemi përpara nuk mungojnë, jam i bindur se industria bankare do të vijojë të jetë një partner i besueshëm i biznesit dhe familjeve shqiptare.
Në përfundim, dëshiroj të theksoj se Banka e Shqipërisë mbështet dhe inkurajon ruajtjen e vëmendjes drejt reformave strukturore. Tashmë kjo agjendë reformash gjen një ankorë të fortë në procesin e negociatave që po zhvillojmë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Investimi i vazhdueshëm në reforma të cilat nxisin dhe inkurajojnë stabilitetin makroekonomik të vendit, përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficiencës dhe të konkurrueshmërisë, përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale, si dhe zhvillimin e gjithanshëm të infrastrukturës, është rruga e vetme drejt një progresi më të shpejtë ekonomik dhe social.
FMN: Ne e kemi rishikuar ligjin që kur doli për konsultim publik në korrik. Kemi paraqitur komentet dhe shqetësimet tona qeverisë shqiptare. Pr.ligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.
Ibrahimaj: Borxhi publik poshtë 70% më 2022
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha sot se gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje. Ajo tha se borxhi publik këtë vit do të jetë poshtë 70% e PBB dhe se deficiti buxhetor do të jetë më pak se 3.*% e PBB, pra me ulje nga palni i fillimit të vitit.
MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ.
“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.