Real Madrid ka kryesuar listën vjetore të ekipeve më të vlefshme në botë të Forbes për të tretin vit radhazi.
Vlera e ekipit spanjoll ra 5% në 3.26 miliard dollarë (2.14 miliard paund) nga viti 2014, por ata zotërojnë të ardhurat më të larta në botë nga çdo ekip sportiv në 746 milion dollarë (489milion paund).
Gjigandët e La Liga, Barcelona, me vlerë 3.16 miliard dollarë (2.07 miliard paund), renditen të dytët, ndërsa Manchester United pozicionohen në vendin e tretë me 3.10 miliard dollarë (2.03miliard paund), me një rritje prej 10%.
United janë një nga tetë ekipet e Premier League që pozicionohen në 20 ekipet kryesuese.
Manchester City qëndrojnë të pestët prapa kampionëve gjermanë Bayern Munich, ndërsa kampionët e rinj të Premier League, Chelsea zënë vendin e gjashtë.
Arsenal pozicionohet në vendin e shtatë pasuar nga Liverpool, me Serie A që i bashkohet Juventus dhe AC Milan që plotësojnë kuadrin e 10 ekipeve më të cmuara.
Rritja e të ardhurave televizive dhe sponsorizimit të bluzave e rrit vlerën mesatare të 20 klubeve më të cmuara në 1.16 miliard dollarë (761milion paund), një rritje prej 84% nga pesë vjet më parë.
United zotërojnë të ardhurat e dyta më të larta në 703milion dollarë (461milion paund), pavarësisht se kanë përfunduar të shtatët në Premier League sezonin e kaluar dhe kanë humbur shansin në kualifikimin e Ligës së Kampionëve.
Red Devils ka nënshkruar një marrëveshje 10 vjecare prej 750 milion paund me Adidas që fillon sezonin e ardhshëm.
Vlera e Cyti është rritur me 59% gjatë vitit të kaluar, e cila i pa ata të fitojnë titullin e Premier League, ndërsa vlera e Chelsea është rritur me 58%.
Tottenham (i13-ti), Neëcastle (18-ti) dhe Ëest Ham United (19-ti) janë skuadrat e tjera të Premier League në listën e 20 klubeve më të cmuara, të cilat Forbes i ‘krediton’ si për rritjen në paundin britanik ndaj euros dhe dollarit amerikan ashtu dhe marrëveshjes fitimprurëse televizive prej 5.14 miliard paund duke filluar nga sezoni 2016-17.
Klubet më të çmuara të futbollit:
1. Real Madrid 3.26 miliard dollarë (2.14miliard paund)
2. Barcelona 3.16 miliard dollarë (2.07 miliard paund)
3. Manchester United 3.10 miliard dollarë (2.03bmiliad paund)
4. Bayern Munich 2.35 miliard dollarë (1.5miliard paund)
5. Manchester City 1.38 miliard dollarë (906 milion paund)
6. Chelsea 1.37 miliard dollarë (899 milion paund)
7. Arsenal 1.31 miliard dollarë (860 milion paund)
8. Liverpool 982milion dollarë (644 milion paund)
9. Juventus 837 milion dollarë (549 milion paund)
10. AC Milan 775 milion dollarë (509 milion paund)
11. Borussia Dortmund 700 milion dollarë (459 milion paund)
12. Paris St-Germain 634 milion dollarë (£416 milion paund)
13. Tottenham 600 milion dollarë (393 milion paund)
14. Schalke 04 572 milion dollarë (375 milion paund)
15. Inter Milan 439 milion dollarë (288 milion paund)
16. Atletico Madrid 436 milion dollarë (286 milion paund)
17. Napoli 353 milion dollarë (231 milion paund)
18. Neëcastle 349 milion dollarë (229 milion paund)
19. Ëest Ham 309 milion dollarë (202 milion paund)
20. Galatasaray 294 milion dollarë (192 milion paund)