Raiffeisen Research e ka rishikuar projeksionin për rritjen e ekonomisë shqiptare në 4.1%, nga 3% që ishte parashikimi i mëparshëm. Fjorent Rrushi, Drejtues i Njësisë së Kërkimit në Raiffeisen Bank Shqipëri, thotë në “Monitor Brief Insight” se përmirësimi i projeksioneve mbështetet sidomos në ecurinë e mirë të sektorëve të turizmit, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Sipas tij, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit i ka zbutur pasojat e inflacionit në ekonominë shqiptare. Megjithatë, presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta dhe do të kërkojnë shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.