Forumi Ekonomik i Vjenës, dita e parë e të cilit u zhvillua dje, me pjesëmarrjen e 6 vendeve ballkanike me përfaqësuesit e tyre, takim i cili synon bashkëpunimin në fusha kryesore ekonomike, si dhe “ëndrra” e përbashkët për të qenë pjesë e BE-së.
Sot, zhvillohet dita e dytë e këtij forumi, i vetmi perfaqesues shteti që mungon, është kryeministri grek Tsipras.
Në nisje të tij, kryeministri Rama, i cili hapi me fjalën e tij këtë forum, shprehu mirëseardhjen shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit ballkanas.
Kjo konferencë për ndërlidhjen e njohurive, përpjekjeve dhe aspiratave sjell epokë të re për Ballkanin.
Në kuadrin e krizës, askush nuk është i paprekshëm, ndaj duhet të inkurajojmë njëri-tjetrit për të ecur më tej, rajoni është thelbësor politikisht, por edhe ekonomikisht.” – tha Rama në nisje.
Ai theksoi se synimi ynë i përbashkët i të gjitha vendeve është të bëhemi anëtarë të BE, kjo do jetë më e mira për Shqipërinë, rajonin dhe të gjithë botën. Kryeministri shtoi edhe se kjo nuk është sfidë e lehtë.
“ Procesi për të marë hapat e nevojshëm është i rëndësishëm, ashtu si konferenca e Berlinit na solli hapat e duhur.
Projektet e infrastrukturës janë ndër më të rëdnëisshmë, ofrojnë një të prekshme për vendet tona, na sjellin stabilitet dhe prosperitet.
Duhen mjetet e duhura për rritjen ekonomike, për të zbatuar projekte të rëndësishme për të bërë arritur këtë rritje. Duhen mjete të brendshme, ashtu edhe të jashtme, brenda rajonin, që të krijojmë një bashkëpunim të ri mbrenda rajonin.
Samiti SEEP është një mundësi e mirë, për të arritur mjetet dhe për të përcktuar atë që mund dhe duhet të bëhet më mirë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptim të përbashkët.” – u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se lidhja e kryeqyteteve ballkanase: infratruktura dhe lidhja me projekte të tjera janë kryefjala e ditës së sotme.
Vucic: Rruga objektivi kryesor, anëtarësimi në BE synim i përbashkët
“Kjo gjë nuk ndodh menjëherë por ne do të vijojmë bisedat tona.
Nuk duam të jemi më pjesa më e varfër e BE-së, duam të jemi sa më të suksseshëm, ndaj bëjmë reforma ekonomike, por bashkëveprimi rajonal na sjell përfitime më të mira për reformat tona.” – tha Vucic.
Mustafa: Infrastruktura, energjia dhe tregtia, synime bashkëpunimi rajonal
Kryeministri Mustafa theksoi se mosmarrëveshjet tona do t’i lëmë pas dhe do t’i shndërrojmë në ura të bashkëpunimit mes nesh.
Deri tani ne kemi punuar në disa projekte të përbashkëta, psh. Autostrada që na lidh me Shqipërinë, por dëshirojmë që të na lidhë edhe më Serbinë që të kemi bashkëpunime ekonomike më të frytshme.
Po ashtu po punojmë me rrugën me Maqedoninë, besoj do të përfundojë brenda 3 viteve. Po punojmë edhe me hekurudhëm mes Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Ne po punojmë edhe për linjën e interkonjuksionit me Shqipërinë, projekt i rëndësishëm ky që do i shijojmë frytet vitin tjetër.
Ne kemi kapacitetin dhe potencialet për të zhvilluar tregti mes të gjithë shteteve rajonale.” – tha Musafa.
Gjukanovic: Uniteti për BE-në dhe stabiliteti na bashkon
Kryeministri i Malit të Zi, Gjukanovic, theksoi që Evropa të jetë potencialisht e aftë dhe konkurruese në botë, duhet të kemi unitet të plotë në të gjithë kontinentit.
“Dinamika pozitive duhet të ruhet në të ardhmen”- theksoi Gjukanovic.
“Prioriteti për Ballkanin Perëndimor është infrastruktura, duke përfshirë edhe vendin më të zhvilluar që është Kroacia”- tha Gjukanovic.
Zvizdic: Ky forum ekonomik synon intensifikimin e marrëdhënieve tona
“Lufta kundër korrupsionit është ende një fushë ku duhet të fokusohemi, Ky forum ekonomik synon intensifikimin e marrëdhënieve tona” – tha në fund Zvizdic.
Gruevski: Maqedonia e orientuar drejt reformave, do zgjidhim krizat e brendshme
Kryeministri i Maqedonisë Gruevski theksoi sakaq se është e rëndësishme që procesi drejt BE-së të mos ndalojë, të ketë mbështetje nga BE-ja që ne vendet ballkanike të bëjmë reforma.
Ne do të vijojmë me zgjidhjen e krizave të brendshme, për të ecur përpara” – tha në fund ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.