Franca vendos kufizime të reja për vendet jashtë BE-së, nga 18 janari

15/01/2021 3:05 PM 0 komente

Ata që udhëtojnë në Francë nga vendet jashtë Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, do të duhet të paraqesin një test negativ PCR para mbërritjes dhe të karantinohen për shtatë ditë, njoftoi kryeministri francez Jean Castex.

“Ne do të forcojmë ndjeshëm kushtet e hyrjes në territorin kombëtar dhe do të forcojmë kontrollet kufitare”.

“Duke filluar nga e hëna, 18 janar, të gjithë udhëtarët që dëshirojnë të vijnë në Francë nga një vend jashtë BE-së do të duhet të kenë një test negativ të Covid-19. Gjithashtu duhet të zotohen se do të vete-izolohen për shtatë ditë pasi të mbërrijnë në Francë dhe të përsërisin një test të dytë PCR më pas”.

Vendi sapo ka zgjatur shtetrrethimin e tij kombëtar nga ora 6 e pasdites deri në orën 6 të mëngjesit në një përpjekje për të luftuar Covid-19 dhe “për të shmangur masa më të ashpra”. Ky vendim hyn në fuqi të shtunën dhe do të zgjasë për të paktën 15 ditë.

Franca ka raportuar më shumë se 2.9 milion raste dhe më shumë se 69 mijë vdekje, sipas Universitetit John Hopkins./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of