Periudha zgjedhore, sipas operatorëve turistikë ka frenuar prenotimet e shqiptarëve për pushime jashtë vendit.
“Në javën e fundit ka një ulje me 30-40 përqind, sidomos pas vendimit të fundit të qeverisë për ndërprerjen e pushimeve në aparatin shtetëror”, thotë Besnik Vathi, Operator Turistik.
Operatorët turistikë thonë se menjëherë pas 25 qershorit situata ndryshon.
“Ka një tendencë për shtyrje, nuk po themi që fluturimet e para zgjedhjeve ishin keq, por pas zgjedhjeve është plot deri në ditët e para të korrikut”, deklaron Agim Mehmet, Operator Turistik
Destinacioni kryesor më i kërkuar për shqiptarët mbetet Turqia, ndërsa pas saj Greqia.
“Edhe në 2017, Turqia vazhdon të jetë një ofertë e mirë krahasuar me destinacionet e tjera të Mesdheut po flasim për kualitetin e shërbimit dhe për sa para paguan për të”, shprehet Agim Mehmeti, Operator Turistik.
Operatorëtpërsërisin kërkesën për rishikimin e datës së votimeve në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që sezoni turistik të mos ndikohet nga efektet e periudhës zgjedhore.
“Qëkur dalin kalendarët, përgjithësisht evitohen periudhat zgjedhore nga turistët operatorët e huaj, kjo ka qenë arsyeja që kemi këmbëngulur që zgjedhjet të mos bëhen gjatë sezonit veror”, shprehet Besnik Vathi.
/ Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.