Modeli më të shitur në Evropëi kompanisë koreane mbërrin në gjeneratën e tij të katërt me një pamje rrënjësisht të ndryshuar. Premton më shumë shkathtësi, komoditet dhe performanca
“Po, pamjaka bërë një hap përpara. Por, në të njëjtën kohë, është ruajtur identiteti i këtij modeli, sidomos në formën e tavanit, linjës anësore, nëformën e shtyllës së pasme të tavanit dhe te grupet optike fundore, që mbështjellin pjesën e pasme të makinës”. Kështu shprehet Peter Schreyer, drejtori i dizajnit për grupin Hyundai-Kia dhe njëkohësisht President i Kia(rast unik në industrinë e automobilizmit) i Kia-s, gati për t’u mbrojtur nga kundërshtimet e mundshme lidhur me pamjen e modelit më popullor në gamën evropiane të kompanisëkoreane, tashmë në gjeneratën e tij tëkatërt. Kundërshtime të mundshme, duke parë shkëputjen stilistike jo vetëm me modelin e vjetër Sportage, por edhe memodeletë tjeratë kompanisë Koreane, si Optima ere. “Elementi unifikuesështë ‘hunda e tigrit’, forma karakterizuese e maskerinës, pavarësisht nëse është e lidhur me fenerët si tekOptima, apoe shkëputur si tek Sportage. Synimi ka qenë dhënia e një pamjeje që spikat nga larg. Ndërhyrjet estetike kanë ndryshuar edhe perceptimin ndaj këtij modeli, i cili me lartësi dhe gjerësi pothuajse të pandryshuar, duket më e ulët dhe më e ngjeshurnë rrota sesa modeli paraardhës.
DEBUTOJNË MOTORI DHE KAMBIO
Një imazhitëtillë i korrespondon një makine, qëfalë përdorimit më të madh të çelikut me rezistencëtë lartë, ka një ngurtësi 39% më të lartë sesa modeli i shkuar. Suspensionet e riprojektuara, hapi i zgjatur me tre centimetra, timoni me asistencë elektrike të montuar në kremaljerë (i ofruar në seri përversionin sportiv GT Line dhe opsion shtesë për versionet e tjera) dhe përmirësimi i sistemit tëkontrollit të qëndrueshmërisë, kanë kontribuar në ngritjen e nivelit të komfortit në drejtim. Ndër njësitë motorike debuton motori me benzinë 1.6 T-GDI me 177 kf (tek GT Line), i shoqëruar me një kambio me shtatë marshe me friksion të dyfishtë. Do të dalë në treg në muajin Mars.
DIÇITURA:
Sportageështë katër centimetra më e gjatë, pothuajse të gjithë këto centimetra në favor të hapit mëtëgjatë. Bagazhi mban nga 465 në 503 litra dhe serbatori nga 58 në62 litra.Kroskoti i dominuar nga ekrani touch 8″ (opsion shtesë), ështëracional dhe cilësor
Fenerët e ndarë ndihmojnë në përmirësimin vizual të pjesës së përparme, duke plotësuar estetikisht pjesën e poshtme të karrocerisë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.