Linja ajrore me bazë në Zvicër Germania Flug bëri me dije se do nisë fluturimet nga Zyrihu në Tiranë, verën e ardhshme.
Fluturimet do të operohen me një avion Airbus A319 çdo të enjte dhe të djelë, sipas deklaratës së kompanisë. Ndërsa, në faqen e internetit pritet që të publikohet data e saktë e nisjes së fluturimeve, si dhe çmimet.
Në Evropën Juglindore (SEE), Germania Flug gjithashtu operon fluturime në Split, Prishtinë, Shkup, Burgas dhe Varna. Në një njoftim të mëparshëm, kompania ajrore njoftoi se nga viti i ardhshëm do të nisë fluturimet direkte edhe me qytetin e tretë më të madh në Serbi, me Nishin, sërish dy herë në javë.
Kjo është kompania e dytë ajrore që njofton brenda muajit, për shtimin e fluturimeve direkte nga Tirana për në destinacione europiane. Më herët, “Germania”, operatori gjerman i fluturimeve me kosto të ulët nga Gjermania, ka vendosur që të hyjë në tregun shqiptar. Germania ka hyrë ndërkohë prej më se një viti në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.
Aktualisht, ka 18 operatorë që fluturojnë nga Rinasi: Adria Airways; Alitalia; Austrian Airlines; British Airëays; Tuifly; Lufthansa; Aegean; Turkish Airlines; Pegasus Airlines; Blue Panorama Airlines; Turkish Airlines; Blue Panorama Airlines; Air Serbia; Albaëings; Mistral Air; Transavia; Volotea; Ernest Airlines.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.