Sot, data 14 dhjetor 2020, do të bëhet me siguri një ditë historike – të gjithë shërbimet e Google si Gmail, YouTube, Calendar dhe Google Photo nuk funksionuan përkohësisht. Mosfunksionimi dukej se është në nivel europian, edhe pse erdhën sinjalizime edhe nga përtej oqeanit.
Shërbimi i parë ishte pikërisht Shërbimi i streaming video i Google, duke shfaqur majmunin e famshëm që komunikon mosfunksionimin. Edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar për Android dhe iOS, shërbimi ishte jashtë funksioni për momentin.
Jo vetëm, edhe Firebase, shërbimi i Google B2B i përdorur nga miliona aplikacione online nuk funksionoi, duke provokuar një reagim zinxhir në nivel botëror. Kjo do të thotë se nëse disa shërbime që lidhen me botën e Google nuk funksionojnë, problemi vjen nga keqfunksionimi i kompanisë amerikane.
Të rejat në kohë reale
Në orën 13:15, edhe Google Play Store nisi të mos funksionojë, duke ndalur shkarkimin e aplikacioneve të reja.
Në orën 13:30, shërbimet nisën të funksionojnë sërish, pas më shumë se 30 minutash offline.
Për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e kompanisë.
Mosfunksionimi i shërbimeve të Google prek miliarda përdorues. Kjo sepse Gmail e YouTube kanë më shumë se 1 miliard përdorues me bazë mujore. Problemi dukej se ishte mbarëbotëror. Disa përdorues raportojnë shfaqjen e “503 error” kur u përpoqën të hynin në adresën e tyre të Gmail, ndërsa të tjerë, shfaqjen e “500 error”
Shumë njerëz janë ankuar në Twitter për mosfunksionimin e adresës së tyre në Gmail.