Sekretari i Drejtësisë Michael Gove, një nga kryesuesit e fushatës për të nxjerrë Britaninë nga BE, tha të enjten se do të kandidojë për t’u bërë kryeministër, duke rritur garën dhe duke dëmtuar shanset e aleatit të tij pro Brexit, ish kryetarit të bashkisë Londër, Boris Johnson.
Votimi i javës së kaluar në referendumin për qëndrimin ose jo në BE, ku 52 për qind e britanikëve votuan për të lënë me bllokun, shkaktoi një krizë politike në Britani dhe Kryeministri David Cameron dha dorëheqjen. Zëvendësuesi i tij do të përballet me bisedime të vështira me Evropën për të ndrequr një marrëdhënie e thyer.
Të enjten, Theresa May, ministrja e brendshme, e cila bëri fushatë për të qëndruar në BE, njoftoi gjithashtu kandidaturën e saj për të udhëhequr partinë. Por ishte surprizë njoftimi nga Gove, që tronditi garën, duke shënuar një kandidat të dytë me profil të lartë që ka qenë pro daljes.
Gove, një mik i ngushtë i Cameron-së, më parë kishte thënë se do të mbështeste Johnson, por në një koment në revistën Spectator ai tha se kishte ardhur “pa dëshirë, në përfundimin se Boris nuk mund të sigurojë udhëheqjen e duhur ” .
Kjo kthesë nga ana e tij do të dëmtojë shanset e Johnson, i cili e zgjeroi popullaritetin e tij në mesin e anëtarëve Konservatore dhe më tej si kryetar të Londrës, por po shihet me kujdes nga shumë ligjvënës të tjerë në partinë në pushtet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.