Turizmi i lundrimit në Greqi duket se do të ketë rreth 770,000 vizitorë më pak këtë vit.
Vlerësimet nga Shoqata e Pronarëve të Anijeve të Lundrimit (EEKFN) tregojnë se numri i njerëzve që zgjedhin një pushim lundrimi (kroçerë) në detet greke këtë vit ishte rreth 4.4 milionë, kundrejt 5.2 milionë në 2016, me një rënie prej rreth 15 për qind.
Numri i anijeve turistike që vizitojnë portet greke ra në 3,260 nga 4,290 vitin e kaluar.
Megjithatë, raporton Kathimerini, ka disa shenja inkurajuese nga tregu amerikan, pasi sektori po promovon destinacionet greke në panaire ndërkombëtare këtë javë.