Greqia u tërhoq nga koncesionet e buxhetit ndaj kreditorëve të saj, duke u përgatitur për një tjetër përpjekje me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande për të zhbllokuar financimin e vendit.
Me rrjetin e sigurisë financiare të Greqisë, që përfudon më 30 qershor, kryeministri Aleksis Tsipras planifikon të takohet sot me liderët e dy ekonomive më të mëdha të zonës së euros në Bruksel. Asnjë fond i mbetur i pakteës së shpëtimit nuk do të vihet në dispozicion vetëm në rast se Tsipras arrin marrëveshje me kreditorët.
Takimi tre-palësh, i cili ka të ngjarë të mbahet pas ditës së parë të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Latine, sinjalizon emergjencën për ta mbajtur ‘likuid’ vendin më ‘borxhli’ të Evropës. Aq më tepër për shkak se bisedimet e kësaj jave kanë dështuar të përparojnë, sipas një zyrtari përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces.
‘Ne dëshirojmë që Greqia të qëndrojë në euro, por nëse kjo është e arritshme varet tërësisht nga Greqia’, referoi Volker Kauder, udhëheqësi i grupit parlamentar të bllokut Merkel në parlament.
Vazhdojnë mosmarrëveshjet mbi objektivat fiskale dhe masat e nevojshme për arritjen e tyre, tha personi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht. Greqia e refuzoi propozimin e dakorduar nga kreditorët javën e kaluar, duke bërë sërish një hap prapa në process, tha zyrtari.
Me bisedimet ‘në ngërc’, ai ka të ngjarë ti takojë bara udhëheqësve të Evropës të nxisin progresin. Merkel dhe Hollande intensifikuan përfshirjen e tyre muajin e kaluar, duke u shfaqur mbi ministrat e financave të eurozonës.