Greqia lëshon certifikatën e vaksinës për ata që kanë marrë të dyja dozat, vetëm 2.2% e popullsisë

23/02/2021 12:05 PM 0 komente

Kur na ndajnë vetëm disa muaj para se të fillojë sezoni turistik, Greqia është bërë një nga vendet e para në Bashkimin Europian që lëshon certifikata dixhitale të vaksinimit anti-Covid.

Qëllimi është të lehtësojë udhëtimet, duke shpresuar se deri në verë, një pjesë e madhe e popullsisë së botës do të jenë vaksinuar.

Kyriakos Pierrakakis, Ministri i Qeverisjes Dixhitale thotë se ai shpreson që ajo të miratohet si një certifikatë në një nivel pan-Evropian.

“Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tashmë ka paraqitur propozimin tonë në një nivel Evropian, i cili është që certifikata të përdoret si një mjet për të lehtësuar, padyshim jo si një mjet për të diskriminuar.”

Propozimi përqendrohet në pikat e kalimit të kufirit.

“Ne propozojmë që kur të kaloni kufirin të shkoni në një vend tjetër, të keni sigurisht mundësinë për të bërë një test dhe për t’u karantinuar, por gjithashtu, nëse jeni vaksinuar, të keni mundësinë të kaloni kufirin lehtësisht. Si një lloj korsie e shpejtë brenda aeroporteve, nëse dikush është vaksinuar, të ketë mundësinë për të kaluar në një tjetër korsi nga ata që nuk janë vaksinuar”.

Certifikata do të jetë në dispozicion vetëm për ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Deri më tani, kjo është ekuivalent i 2.2% të popullsisë. Certifikata mund të shkarkohet si dokument përmes faqes së qeverisë në internet. Sistemi u bë aktiv në premten dhe deri më tani janë lëshuar 55 mijë certifikata.

Tani për tani, do të përdoret si një çertifikatë mjekësore, por shpresoj që së shpejti të përdoret për udhëtimet ndërkombëtare, shtoi Pierrakakis./Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of