Fondi Monetar Ndërkombëtare ka bërë të ditur sot në një deklaratë për shtyp se Greqia i ka paguar asaj detyrimin prej 2 miliardë eurosh dhe nuk është më debitore ndaj fondit.
Greqia u bë në fillim të muajit qershor shteti i parë i zhvilluar që nuk i ktheu FMN-së këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro dhe më pas një tjetër këst prej 400 milionë eurosh.
Arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit Europian dhe Greqisë dhe miratimi i një kredie kalimtare prej 7 miliardë eurosh javën e kaluar nga BE për Greqinë i mundësoi Athinës të paguante detyrimin ndaj FMN-së.
Në 20 korrik Greqia duhet të paguajë këstin tjetër prej 3.5 miliardë eurosh ndaj bankës Qendrore Europiane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.