Greqia mund të rimarrë masat për një kontroll të kapitaleve deri në fund të vitit, deklaroi kryetarja e Bashkimit të Bankave të Greqisë Lluka Kaceli.
Kontrolli i kapitaleve, i cili kufizonte sasinë e parave që mund të tërhiqen nga bankat deri më 420 euro për javë, i vendosur qershorin e vitit të kaluar, u vendos me qëllim që të mund të ndalojë tërheqjen e depozitave që kërcënoi shkatërrimin e sistemit bankar, derisa Greqia zhvillonte bisedime të rënda me kreditorët ndërkombëtar.
Mbi 50 mld euro u tërheqën nga bankat në Greqi që nga muaji nëntor 2014 deri në korrik të vitit 2015, nga njerëzit e frikësuar për një gjendje të vështirë në rast dalje nga EU, gjë e cila i detyroi bankat të marrin likuiditete nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga Banka e Greqisë.