Vendi mbetet pa paketë shpëtuese, kërkesa për një ndihmë të tretë refuzohet, Athina nuk bën pagesën për FMN-në…
Ministrat e financave të eurozonës hodhën poshtë një apel të minutës së fundit nga Aleksis Tsipras, kryeministri grek, për të zgjatur paketën e shpëtimit të vendit të tij, vetëm disa orë para se të skadonte në mesnatë, duke i mohuar Athinës një litar shpëtimi, teksa sistemi i saj financiar është në prag të kolapsit.
Greqia gjithashtu nuk kreu një pagesë prej 1.5 miliardë euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar që duhej bërë deri në mesnatën e së martës. Një zëdhënës i FMN-së tha se vetëm pas afatit të fundit: “Ne e kemi informuar bordin tonë ekzekutiv se Greqia tani është në vonesë dhe mund të marrë vetëm financimin e FMN-së, vetëm pasi të bëjë pagesat.”
Në një konferencë urgjente mes telefonit, ministrat evropianë gjithashtu reaguan me qetësi ndaj një kërkese të papritur nga Z. Tsipras për një plan të tretë shpëtimi prej 29.1 miliardë euro, drejtuar fondit të shpëtimit të eurozonës prej 500 miliardë eurosh të martën.
Alex Stubb, ministri i financave finlandez, shkroi në Tëitter se kërkesa për një shpëtim të ri do të trajtohet “përmes procedurave normale”, një sinjal se nuk do të trajtohet me urgjencë. Politikanët gjermanë, tha kancelarja Angela Merkel, do të presin deri pas referendumit para se të fillojnë konsultimet me Athinën.
Refuzimi i fundit i një zgjatjeje të ndihmës erdhi teksa kriza financiare në Athinë po përshkallëzohet, dy ditë pasi qeveria ka imponuar kontrollet e kapitalit dhe ka mbyllur bankat lokale. Deri të martën pasdite, disa ATM kishin mbetur pa para, ndërsa të moshuarit janë duke luftuar për të mbledhur pensionet e tyre.
Ndërkohë, huadhënësit e lëkundur të vendit po përgatiten për një takim potencialisht të rëndësishëm të Bankës Qendrore Evropiane, të mërkurën, pasi të skadojë paketa shpëtuese aktuale e Athinës. Ekziston frika në Greqi që Këshilli Drejtues i BQE-së në Frankfurt mund të rrisë sasinë e kolateralit të kërkuar për kredi emergjente që duhen për të mbajtur në jetë bankat greke – një veprim që mund të përmbysë të paktën një nga institucionet financiare të vendit.
Kërkesa e fundit-të Athinës për një plan të ri duket se kishte për qëlim që vendi të vazhdonte të mbetej në bordin e BQE-së, duke qenë se pa një program në vend pa negociata në proces, banka mund të jetë e detyruar të marrë një linjë të ashpër.
Zyrtarët e BE kanë pranuar prej kohësh Greqia ka nevojë për një paketë të re shpëtuese, pasi programi aktual të skadojë, por kanë insistuar se vetëm një përfundim i suksesshëm i programit të shpëtimit do ta kualifikonte atë për një të tretë.
Bankat greke, të mbetura pa para, po përpiqen të rregullojnë pagesat për qindra e mijëra pensionistë, mes frikës në rritje se kontrollet kapitale të imponuara gjatë kësaj jave nuk mund të jenë të mjaftueshme për të parandaluar situatën e veshtire financiare.
Radhët të gjata janë krijuar në ATM, në degët e mbyllura në të gjithë vendin.
Ministria e financave tha se 850 degë të bankave do të hapet të mërkurën, por vetëm për pensionistët. Ata do të lejohet të tërheqin 120 euro, dyfishin e shumës së vendosur nga kontrolli i kapitalit.
Mospagesa ndaj FMN-së, konfirmuar nga Yanis Varoufakis, ministri i financave, të martën, nuk pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në statusin e vendit në eurozonë. Agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe huadhënësit e shpëtimit të BE kanë sinjalizuar se nuk do të konsiderojë jo-pagesën një “ngjarje të kreditit” që shkakton mospagesa të tjera – diçka që do të falimentonte Athinën menjëherë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.