Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar në terren procesin e pajisjes me bileta të pasagjerëve në një nga stacionet e autobuzëve të Tiranës. Ministri deklaroi se lufta kundër informalitetit do shtrihet edhe në sektrorin e transportit. Pasi zhvilloi biseda me drejtues të autobuzëve dhe qytetarë që përdorin këtë transport, ministri tha se pajisja me bileta e qytetarëve, do të thotë më shumë mundesi për cilësi më të lartë shërbimesh të transportit. Të gjithë reformat kanë një synim madhor, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Paketa e masave kundër informalitetit në sektorin e transportit do të miratohet javën që vjen nga qeveria. Ajo përfshin rregullimin problematikës së liçensimit, biletimit, të tregtisë se automjeteve etj. Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës e konsideroi shumë të rëndësishme reformën në këtë sektor, ku nga të dhënat, ka nivel të konsiderueshëm evazioni. Ministri foli gjithashtu për reformën e transportit ndërqytetas, që synon një standart shumë më të lartë transporti për qytetarët. Elementi i rëndësishëm i kësaj reforme është përmirësimi i infrastrukturës mbështetëse, siç janë stacionet e autobuzëve.
“Reforma për transportin ndërqytetas është ndër më të mëdhatë që do realizojmë, do të rregulloj këtë treg, që akoma është i parregulluar mirëfilli, për ta vendosur të optimalitet, në efiçënse ekonomike, pasi ka më shumë linja se kanë nevojë qytetarët. Duke ju dhënë mundësi operatorëve që të rinovojnë flotat e autobuzëve, siç e shikoni dhe vetë janë relativisht të vjetra. Kemi dhe detyrime ndaj Bashkimit Europian, për kategorinë e mjeteve që përdoren. Dhe dua ta nënvizoj me forcë, të gjitha këto reforma kanë një synim, të përmirësohet cilësia e e shërbimit ndaj qytetarëve, qoftë në shërbimin autobuzave qoftë në shërbimin taksi, apo në shërbimet e tjera të transportit”, tha ministri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.