Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë një conference për shtyp lajmëroi se qeveria po merr masa për të dhënë me koncension mirëmbajtjen e akseve rrugore të ndërtuara tashmë. Konkretisht për rrugën e Kombit, Haxhiansto tha se tashmë ministria është procesin e përgatitjes së tenderimit të mirëmbajtjes së rrugës, dhe në fund të pranverës zhvillohet tenderi. Ndër të tjerash ministri Haxhinasto deklaroi foli edhe për sigurinë në rrugë që tashmë është kthyer në një çështe kombëtare dhe se është përgatitur një paketë masash për rritjen e sigurisë për drejtuesin, por edhe kalimtarin.
Në krah të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, nga Kryeministria, ministri Haxhinasto tha se paketa e re për sigurinë rrugore parashikon ndërhyrje në dy kodet në Kodin Rrugor dhe atë Penal. “Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjeteve., zbatimin e ligjshmërisë. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”, theksoi ministri.
Po ashtu, Haxhinasto tha se masat tona janë kryesisht të dy sektorëve, të transportit dhe forcimit të ligjit. Sa i takon mjeteve më të sigurta, Haxhinasto tha se , do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do të liberalizojmë tregun me qëlim që të përmirësojmë edhe shërbimin dhe do ta bëjmë sistemin të paprekshëm nga korruspioni që ekziston sot. Do të vendosim, tha ai, elementet e sigurisë në kontrollin e makinave, do të vendosim kontroll të detyrueshëm edhe për cilësinë e mjeteve, motorëve dhe për nivelin e ndotjes së gazrave.
Ai bëri të ditur se do të ketë ndërhyrje edhe në sinjalistikën në rrugë, ndërhyrje në ruajtjen e rrugës si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe si një aset i qytetarëve.
“Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet duke forcuar masat dhe ndëshkimet dhe për kompanitë që shpesh blejnë elementë të sinjalistës për përfitime të tyre. Shumë rigoroz do të tregohemi në ndërhyrjet në rrugë, për ndërtimet të paligjshme dhe për hyrje-daljet të paautorizuara dhe do të vendosim një standart për hyrje daljet në rrugë në mënyrë që ato mos të jenë në pikat e zeza që shkaktojnë aksidentet”, shtoi Haxhinasto. Sipas tij, do të ketë rikonceptim të elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’ i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë. “Ne do të shkojmë në standardin europian të transportit”, deklaroi Haxhinasto. Kreu i MTI-së, tha se do të vendoset një distancë mes karburanteve që parashikohet rreth 20 km.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.