Ram Geci, sipërmarrësi dhe aksioneri i vetëm i Hotel Tirana International, e ka marrë tashmë dritën jeshile për të shtuar dhe për të zgjeruar kapacitetin e hotelit, duke ngritur një kullë mbi 40 kate pas hotelit ekzistues. Ai ka pohuar më parë për “Monitor” se Tirana ka ende hapësira për hotele me standarde. Duke iu referuar ecurisë së biznesit në Hotel Tirana, Geci pohon se ka kërkesë për të shtuar shërbimet e akomodimit me pesë yje. Ai pohon një trend në rritje për shërbime hoteliere të paktën që nga viti 2011, kur thotë se të ardhurat nga Hotel Tirana International kanë shënuar rritje vjetore me 5%. Ai tha se, përveç akomodimit, Hotel Tirana është konkurruese me shërbimet e konferencave. Hapësirat e mëdha, kapacitetet dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Hotel Tiranën ofruesen kryesore në këtë drejtim, – tha ai. Por Geci e sheh me perspektivë zhvillimin e industrisë së hotelerisë, ndaj në planet e tij të afërta është zgjerimi në këtë drejtim me shërbimet 5 yje po në Tiranë. Zhvillimet e tanishme dhe projeksionet tona mbi tregun na kanë sinjalizuar se investimet në këtë drejtim do të jenë efektive”, pohoi Geci. Ai tha se hyrja në treg e Plaza
Tirana nuk do të ndikojë të ardhurat në Hotel Tirana, pasi klientela është e ndryshme.
Fabian Qazimi, menaxher në Plaza Tirana, hoteli më i fundit në kryeqytet, i ndërtuar me standarde të larta, tha se tregu shqiptar është duke përjetuar rritje bindëse. Kjo ndikon shumë dhe në shumëllojshmërinë e klientëve, por dhe në dëshirën e tyre për të bërë biznes në kushte europiane.
Kjo padyshim ka qenë një nga pikat e forta të studimit dhe The Plaza ishte përgjigjja për këtë zhvillim pozitiv të tregut tonë, tha ai.
Nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë ndërtues dhe ekspertë të tjerë të turizmit. Arben Dervishi thotë se interesi për ndërtimin e hoteleve është jashtë Tirane, në zonat bregdetare, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës nga turistët e huaj, sidomos ata polakë.
Ndërtuesi Hajredin Fratari shton se hoteleria është ezauruar në kryeqytet dhe hotelet e mëdha po e vuajnë mungesën e klientelës. Madje ai thotë se një ndërtim i ri te Hotel Ti
Zak Topuzi, kryetar i sektorit të hotelerisë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit thotë se Tirana nuk ka më nevojë për hotele me 4-5*. Për më tepër, në rast se Shqipëria nuk kthehet në destinacion turistik, nuk ka treg. Sot, sipas tij, Tirana nuk ka produkte, prandaj s’ka turizëm.
Sipas ekspertëve, Italia, rreth 93% të shtretërve e ka proporcionalisht 34% – 29% – 30% hotele me 1/2/3*. Vetëm 7% janë hotele me 4-5*. Këtu tek ne ka ndodhur e kundërta, thotë Topuzi. “Katër hotelet më të mëdha në Tiranë janë me 4-5* dhe kanë rreth 1000 shtretër. Dhe fasho e hoteleve të vegjël me 20-30 dhoma janë përsëri me 3-4*. Pra konkurrojnë në të njëjtin treg”.
Në rezultante, Topuzi thotë se Tirana ka nevojë për hotele B&B (fjetje dhe mëngjes) që të mundësojnë akomodimin e turistëve. Ai paralajmëron se në rast se hotelet që do të ndërtohen në Tiranë, do të jenë përsëri të kategorisë me 5*, do të jetë një dështim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.