Ministri I Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti ka zhvilluar një takim me subjektet prodhuese në vend në kuadër të miratimit të ligjit për TVSH-në. Pjesa e paketës për bujqësinë që përmban ligji për TVSH-në, ka hyrë në fuqi në datën 28 gusht 2014, duke u botuar në Fletoren Zyrtare më datën 13 gusht. Ministri I Bujqësisë, z.Edmond Panariti u shpreh se tashmë falë këij ligji: “Nga ky moment prodhimet bujqësore shqiptare tregtohen eksportohen, grumbullohen me 14% më pak të kostos, gjë që I vendos ata në një konkurrencë të lirë dhe të ndershme dhe me prodhimet e importuara. Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme, lehtësuese fiskale për prodhimet bujqësore, gjë që u shkon direkt si përfitim agro-përpunuesve, shpërndarësve dhe eksportuesve”, tha Ministri Panariti. Ai theksoi se tashmë me anë të këtij ligji, rriten ndjeshëm aftësitë konkurruese të prodhimeve bujqësore shqiptare në raport me prodhimet e importuara. Panariti theksoi gjithashtu se me anë të këtij ligji kapërcehen pengesat që mbanin peng formalizimin e bizneseve të prodhimit bujqësor, gjë që do ti jap fizionominë evropiane bujqësisë shqiptare.
“Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme lehtësuese fiskale për prodhimet bujqësore, gjë u shkon direkt si përfitim agro-përpunuesve, grumbulluesve, shpërndarësve dhe eksportuesve. Ky rregullim heq pengesat më të mëdha ligjore dhe fiskale drejt formalizimit të prodhimit agro-industrial dhe siç e theksova pak më parë kjo rrit ndjeshëm aftësitë konkurruese të ndershme të prodhimeve bujqësore shqiptare në raport me prodhimet e importuara. Kjo do të shoqërohet me një prani më të madhe të prodhimeve tona në tregjet e brendshme por edhe me rritjen e eksporteve .
Me këtë rast desha të ndaj me ju edhe të dhënat më të fundit statistikore që kemi persa I përket vëllimit tregtar te prodhimeve bujqësore, qe i referohen fundit te qershorit, ne kemi një rritje prej gati 10% të eksporteve bujqësore në tërësi , në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit te kaluar , por kjo mase normative, ky akt normativ hap nje epoke te re , pasi duke reduktuar në 14 % koston e tregtimit , të prodhimit dhe të shpërndarjes të prodhimeve bujqësore vendase , natyrisht do të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të bilancit të import-eksporteve
Ne do të kemi në periudhën që vjen një prani më të rritur të prodhimeve bujqësore në tregjet vendase dhe presim një rritje të vrullshme të eksporteve bujqësore pikërisht , si rrjedhojë e kësaj lehtësie të jashtëzakonshme fiskale , që qeveria shqiptare u ofron prodhuesve, përpunuesve , tregtuesve dhe eksportuesve.
Ajo që kërkohet, pasi në çdo marrëdhënie ka një element luajaliteti, qeveria shqiptare e mbajti premtimin për heqjen e kësaj barre fiskale për prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit , kërkohet pikërisht që këta operatorë ti përgjigjen me të njëjtën frymë kësaj mase lehtësuese , duke u pajisur me faturat e shitjes me faturat tatimore për çdo transaksion që ata do të bëjnë në procesin e prodhimit , blerjes, shpërndarjes dhe të eksporteve.
Nuk ekziston tashmë asnjë pengesë që këta prodhues , grumbullues të mos pajisen me faturë shitje me faturë tatimore, pasi barrierat qe i penalizonin deri tani nuk ekzistojnë më , pra fryma e bashkëpunimit , fryma e një situate ku të gjithë fitojnë. Fiton në radhë të parë biznesi, fiton konsumatori , I cili për rrjedhojë merr produkte me çmim më të ulët, dhe ç’është më kryesore , fiton formalizimi i bujqësisë, fiton formalizimi I tregut.
Një nga pengesat kryesore, që ka mbajtur peng formalizimin e bizneseve ka qenë fakti I pengesës për tu formalizuar, pikërisht nga penaliteti i madh që i vinte bizneseve nga kjo barrë fiskale, e cila nuk ekziston më, dhe për rrjedhojë ne presim që të rritet ndjeshëm numri i sipërmarrjeve dhe i bizneseve të cilat do të identifikohen .
Do të jenë pjesë tashmë e tregut formal dhe kjo do t’I japë fizioniminë evropiane bujqësisë shqiptare., do t’i japë fizionomi moderne rrjetit të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve bujqësore”, tha Panariti.