Importet arritën në 449 miliardë lekë për periudhën janar-tetor 2014, duke u rritur me 8.6%, në një sinjal të gjallërimit të investimeve dhe të konsumit.
Pothuajse të gjitha grupet kryesore kanë shënuar rritje, ku më i ndjeshëm ka qenë zgjerimi i zërit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 9.5 miliardë lekë, apo 13% në 82.4 miliardë lekë, një sinjalizues i gjallërimit të investimeve në ekonomi.
Grupi i dytë me rritjen më të madhe janë tekstilet e këpucët, që janë importuar 8.2 miliardë më shumë me bazë vjetore për 10 mujorin, një reflektim direkt i shtimit të eksporteve të të njëjtit zë.
Në rritje me 5 miliardë lekë për periudhën përkatëse kanë rezultuar dhe materialet e ndërtimit, që ka ardhur kryesisht nga invetimet në hidrocentrale.
Në rritje për 10 mujorin (me 1.2 miliardë lekë) janë dhe importet e ushqimeve pijeve e duhanit që deri pak muaj më parë kishte qenë në rënie, si rrjedhojë e shtimit të prodhimit vendas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.