Inflacioni ne Britani u ngadalsua më shumë se sa parashikuan ekonomistët në korrik, duke i dhënë hapësirë Bankës së Anglisë të mbajë normën e saj bazë të interesit në një nivel të ulët rekord.
Norma e rritjes së çmimeve ka rënë në 1.6 për qind nga 1.9 për qind në qershor, tha sot në Londër Zyra e Statistikave Kombëtare. Ekonomistët kishin parashikuar 1.8 për qind, në bazë të mesatares së 32 vlerësimeve në një sondazh të Bloomberg. Të dhënav të vecanta treguan se presioni i inflacionit u lehtësua, me çmimet e lëndëve të para të fabrikës që njoftuan rënien e parë vjetore në gati pesë vjet.
BOE mbajti normën bazë në 0.5 për qind këtë muaj dhe Guvernatori Mark Carney tha se nuk është ende koha për të filluar aplikimin e politikave shtrënguese. Ndërsa rimëkëmbja e Britanisë po forcohet,duke mbështetur çështjen për tërheqjen e stimujve emergjente, zyrtarët po përpiqen ta balancojnë atë kundrejt të ardhurave të ‘vakta’ dhe inflacionit që është nën objektivin e tyre prej 2 për qind.
Paund zgjeroi rënien e tij kundrejt dollarit pas të dhënave dhe u tregtua në 1,6637 dollarë, në Londër, duke rënë 0.5 për qind në ditë.