Pica është ushqimi më i fotografuar në botë.
Këtë tregon një kërkim i Pixsy, sipas të cilit, Pica shfaqet në 57.895.528 postime. Por në internet, gama e ushqimeve i përfshin gjithë shijet dhe preferencat…
Medalje argjendti për Sushi-n, i dyti, me 31.520.383 postime.
Vendi i tretë është sërish “made in Italy” me Pasta-n, e vlerësuar në të gjithë botën, me 28.826.539 postime.
Tacos meksikane, tortillat e famshme, të bëra me miell misri ose gruri, të cilat përmbajnë lloje të ndryshme erëzash, renditen në vendin e katërt me 14,790,667 postime.
Japonia renditet e pesta me Ramen, një supë me lëng mishi dhe / ose peshku. Çdo vend në Japoni ka versionin e saj. Ramen shfaqet në 12.288.288 postime.
Vendi i gjashtë në klasifikim për Macaron, ëmbëlsira karakteristike e Francës (biskota me ngjyra) me 8.765.088 postime.
Yjet dhe vijat amerikane sigurisht që nuk mund të vononin në klasifikim. Në vendin e shtatë renditet Hot Dog (6,918,462 postime), sanduiçi i mbushur me një würstel vjenez, shpesh i shërbyer me ketchup ose mustardë, që pëlqehet shumë në Shtetet e Bashkuara.
Në vendin e tetë, po SHBA, kësaj here me Hamburger, me 6.631.506 postime.
Rikthehemi në Francë, me Crêpes e saj, të cilat numërojnë 5.911.743 postime.
Japonia rishfaqet në klasifikim me një tjetër ushqim të famshëm. Bëhet fjalë për Sashimi, i cili numëron 5.041.292 postime.
Hawai përfaqësohet në këtë klasifikim me Poke, në vendin e 11-të, me 3.794.364 postime.
Vendi i 12 për Spanjën, me Paella-n e saj të jashtëzakonshme (oriz shafran me perime, mish ose fruta deti). Në Instagram numërohen 3.453.193 postime.
Italia rishfaqet në klasifikim me një nga pjatat më të dashura, Lazanjën, me 3.315.659 postime.
Dim Sum vjen nga Hong Kongu dhe është një përvojë e vërtetë. Është një lloj kuzhine nga Kina Jugore, e cila përfshin një gamë të gjerë pjatash të lehta për t’u shërbyer krahas çajit kinez. Ai renditet në vendin e 14, me 3,239. 235 postime.
Mac ‘n’ Cheese amerikan, renditet i 15-ti, me 3.167.747 postime.
Argjentina përfaqësohet në këtë klasifikim me Asado-n e saj, me 3.121.260 postime.
Pho nga Vietnam numëron 2.976.869 postime (I 17-ti). Kjo është një supë me makarona që zakonisht shërbehet me mish viçi ose pulë.
Empanada kilene renditet e 18-a, me 2.857.612 postime.
Renditja vijon me Ceviche nga Peruja, e cila numëron 2.718.277 postime.
Klasifikimi mbyllet me Tumpeng, ushqim karakteristik nga Indonezia, me 2,566,421 postime. Ajo përbëhet nga orizi në formë koni, e shoqëruar anash me perime dhe mish.