Sezoni veror nuk ka shumë që është mbyllur. Por kjo nuk do të thotë që ju të mos mendoni për pushimet tuaja të ardhshme, sepse kjo është edhe një prej periudhave më të mira për të blerë paketa turistike me çmime shumë më të lira sesa në sezon.
Me një shumëllojshmëri ishujsh, njëri më i bukur dhe më i veçantë se tjetri, Greqia mbetet një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët nga e gjithë bota. Por nëse përballë të gjitha këtyre zgjedhjeve ju nuk dini se cilin të zgjidhni, ne ju vimë në ndihmë duke ju dhënë më poshtë një listë të ishujve më të famshëm grekë.
Zgjedhja për ju do të jetë shumë e lehtë, pasi ju do të mund të zgjidhni ishullin që ju pëlqen më shumë në bazë të personalitetit tuaj.
Nëse ju pëlqen jeta e natës, padyshim që duhet të zgjidhni Mikonos.
Nëse ju pëlqen të jeni prezent në dasma, ku çiftin që martohet të mos e njihni fare, dhe që më e bukura është se një gjë e tillë nuk është fare problem, ju duhet të zgjidhni Santorinin.
Nëse jeni në kërkim të gatimeve më të mira, padyshim që zgjedhja është Kreta.
Nëse jeni të dhënë pas historisë fetare, zgjidhni ishullin Patmos.
Nëse jeni në kërkim të plazheve nudo, zgjidhni Gavdos.
Nëse doni pushime pasive, duke shijuar vetëm diellin dhe detin, zgjidhni Zakynthos.
Nëse jeni tip tradicional zgjidhni ishullin Paros.
Nëse ju pëlqen historia, zgjidhni Rodosin.
Nëse jeni aventurier zgjidhni Samothrakin.
Nëse ju pëlqen arkitektura zgjidhni Korfuzin.
Nëse doni të eksploroni vende të reja, zgjidhni Fournin.
Nëse jeni adhurues të natyrës, nuk duhet të zgjidhni anjë tjetër përveç Kythiras.