Sot pjesa më e madhe e rreth 60 000 tatimpaguesve të biznesit të vogël ngelet jashtë përfaqësimit konkret dhe jashtë lobingut për të mbrojtur interesat e tyre jetikeDuke pranuar pa mëdyshje faktin që tatimet dhe taksat janë prekje e pasurisë së shoqërisë, natyrisht, përfaqësimi i interesave të tatimpaguesve të ashtuquajtur të biznesit të vogël ngelet sot problemi më i mprehtë për arsyet e mëposhtme:Prirjes së tatimpaguesve, që kryejnë një veprimtari ekonomike me një qarkullim më të madh sesa 8 milion lekë në një vit kalendarik për tu trajtuar si tatimpagues të Taksës Vendore për Biznesin e Vogël dhe Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin me qëllim që të përfitojnë (abuzojnë) nga kuota fikse dhe përqindja e përgjysmuar. Është mëse i vërtetueshëm ky fakt në qoftë se marrim parasysh ankesat dhe zhurmën e bërë në media dhe opinion, ndërkohë që duhej ndjekur rruga e apelimit ligjor dhe administrativ sikundër përcaktohet në legjislacionin tatimor. Kuptohet se këto veprime kryhen me paramendim dhe me qëllim që të fshehin lidhjet korruptive të tatimpaguesve me inspektorë, noterë dhe avokatë të korruptuar që kombinojnë shmangien, evazionin dhe mashtrimin tatimor, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet fakti i mbylljes së bizneseve ekzistuese dhe në vend të tyre i hapjes së bizneseve të reja në të njëjtin mjedis (vendndodhje). Dhe e gjithë kjo “paradë” shoqërohet nga shkelje sistematike të legjislacionit tatimor përsa i përket mosdokumentimit dhe mosmbajtjes së llogarive për tatimet, ose më konkretisht mosdokumentimit në blerjen e mallrave, në shitjen e tyre, në inventarët në fshehjen e numrit të punëmarrësve, në kontratat me çmime të manipuluara të qirave etj. Përfundimi është mëse i qartë: fshehja e qarkullimit (xhiros) vjetor(e) të mallrave dhe/ose shërbimeve. Këtë e vërteton kontradikta që ekziston ndërmjet tatimpaguesve të TVSHsë dhe tatimit mbi fitimin dhe tatimpaguesve të Taksës Vendore për Biznesin e Vogël dhe Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin në lidhje me (1) mospranimin e faturës tatimore me TVSH për të gjitha shitjet që tatimpaguesit e TVSHsë bëjnë në drejtim të tatimpaguesve të biznesit të vogël dhe me (2) moslëshimin e faturës së thjeshtë tatimore për të gjitha blerjet që tatimpaguesit e TVSHsë bëjnë nga tatimpaguesit e biznesit të vogël. Arsyeja e vetme ngelet vetëm një: pa praninë e këtyre dokumenteve administrata tatimore e ka të pamundur të përcaktojë xhiron normalisht dhe si e vetmja zgjidhje i ngelet përdorimi i metodave alternative të përcaktimit të detyrimit tatimor, “fidanishte” ku kultivohet korrupsioni, arbitrariteti, shmangia, evazioni dhe mashtrimi tatimor dhe, natyrisht, parakushtet që justifikojnë kësisoj zhurmën në media dhe në opinionin publik.Funksioni i kontrollit tatimor (përfshi këtu edhe detyrën e Policisë Tatimore sipas nenit 20/1 të Ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë) është një funksion i përhershëm i administratës tatimore dhe nuk ka aspak karakterin e fushatave elektorale sikundër bëhen përpjekje për ta përshkruar atë. Prirja për ta përshkruar si të tillë, ose për ta përdorur për fushatë elektorale të kujton thënien popullore “çfarë do të bësh në det, do ta marrësh në kripë”. Pikërisht këtu kemi mbërritur tek thelbi i problemit: te përfaqësimi i interesave të një grupi shoqëror, të cilit i janë krijuar mundësitë me anë të lehtësive tatimore (përgjysmimi i shumës në tabelë për Taksën Vendore për Biznesin e Vogël dhe i përqindjes së Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin) për të kryer vetëpunësimin dhe punësimin e të tjerëve, por që në fakt i kërcënohen interesat nga konkurrenca e pandershme e atyre tatimpaguesve që, me kohë, kanë kryer dhe kryejnë një veprimtari ekonomike me një qarkullim (xhiro) vjetor(e) mbi 8 milion lekë. Për ta vërtetuar këtë prirje do të desha të sjell në kujtesën e të gjithëve përpjekjet e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe shoqatave të tjera përfaqësuese të tatimpaguesve, duke filluar prej vitit 2000 e këtej, në lidhje me zgjerimin e bazës së tatueshme, çka është pasqyruar edhe në raportet dhe deklaratat e FMNsë dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.Pyetjes se cili është ai organizëm që mbron interesat e biznesit të vogël në Shqipëri, mund ti përgjigjesh në disa mënyra, por më e ndershmja është Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë si dhe shoqatat përfaqësuese të bizneseve tatimpaguese. Në qoftë se sot problemi më i madh i pamundësisë së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë për të mbrojtur interesat e bizneseve të vogla është anëtarësimi i këtyre të fundit, nuk duhet harruar se sipas legjislacionit shqiptar dhe veçanërisht legjislacionit tatimor, bizneseve të vogla u kërkohet të regjistrohen në gjykatë, ndërkohë që gjykata kryen thjesht, një akt administrativoligjor po pa ndonjë detyrim për të mbrojtur dhe përfaqësuar të drejtat e tatimpaguesit të biznesit të vogël në kuadër të të gjitha “kërcënimeve” që i vijnë nga konkurrenca e pandershme, abuzimi me politika tatimore të orientuara posaçërisht për të e kështu me radhë. Sot pjesa më e madhe e rreth 60 000 tatimpaguesve të biznesit të vogël ngelet jashtë përfaqësimit konkret dhe jashtë lobingut për të mbrojtur interesat e tij jetike. Kuptohet se një gjendje e tillë kërkon rishikimin e legjislacionit tregtar në favor të regjistrimit të të gjithë kategorive të tatimpaguesve jo më në gjykatën e regjistrit dhe në gjykatat e rretheve, por në regjistrimin e një organizmi përfaqësues të shoqatave përfaqësuese të biznesit ku, mundësisht, pavarësia e vendimmarrjes të jetë kushti kryesor si dhe të ketë të drejtën ligjore për të qenë palë gjatë hartimit dhe miratimit të politikave tatimore. Zhvillimi i biznesit në Shqipëri ka ardhur në atë fazë që këto ndryshime janë bërë të domosdoshme, ndryshe faktorët që të çojnë drejt ndryshimit të domosdoshëm pushojnë së vepruari si të tillë dhe kthehen në “frena” për zhvillimin e ekonomisë, ose më saktë rrisin riskun dhe madhësinë e kërcënimit të një ekonomie informale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.