Ndërsa brezat e mëparshëm emigruan dhe kërkuan të gjenin punë jashtë Rumanisë, brezat më të rinj janë të gatshëm të ndërtojnë të ardhmen në atdhe, shkruan Andrei Pop.
Efektet e pandemisë Covid-19 dhe lufta në Ukrainë kanë sjellë efekte të shumëfishta në zhvillimin ekonomik, në një mënyrë kaq të fuqishme, sa që ato kanë ndryshuar modelet dhe prirjet ekonomike, me të cilat shtetet dhe aktorët ekonomikë janë përballur gjatë 30 viteve të fundit.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për krizën energjetike, inflacionin, rritjen e çmimeve apo normat e interesit, zgjerimi ekonomik global është tjetërsuar dhe shtetet kanë filluar të mendojnë më shumë në nivel rajonal.
Tregtia u ngushtua nga interesat kombëtare të shteteve, të cilat tentuan një formë më të butë, ose më të rreptë të proteksionizmit, në varësi të mallrave strategjike të kërkuara. Varësia energjetike nuk ka sjellë vetëm ndërvarësi, me efekte pozitive dhe rritje midis shteteve të Europës, por gjithashtu ka hapur rrugën për shantazh nga Rusia ndaj shteteve të bllokut demokratik të Europës Perëndimore dhe Lindore.
Kështu, janë bërë përpjekje për të ndryshuar strukturën e fluksit të mallrave dhe rrugëve të zinxhirëve të furnizimit. Gjatë gjithë kësaj kohe, Rumania ka qenë një lojtar i heshtur që ka respektuar zotimet ndaj partneriteteve ndërkombëtare dhe që, në një botë të trazuar dhe të mbizotëruar nga riorganizimet strategjike, ka mbetur një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe një ortak i projektit europian.
Ndërkohë që vendi ka kryer detyrat e caktuara në fushën e sigurisë dhe qëndrueshmërisë politike, kanë filluar të shfaqen edhe frytet e punës. PBB-ja e Rumanisë është dyfishuar në 10 vitet e fundit. Ajo regjistroi rritjen e katërt më të lartë ekonomike në BE. Fuqia blerëse
Një ndërmjetës pushteti
Megjithatë, në një peizazh përgjithësisht të favorshëm investimi, investimet e huaja në Rumani janë ndër më të ulëtat në Europë. Si shpjegohet kjo? Rumania nuk e ka promovuar siç duhet potencialin e saj mes aleatëve.
Afrimi i pikave të prodhimit nuk është vetëm zgjidhja për Rumaninë, por veçanërisht për aleatët që kërkojnë tregje në rritje dhe tregje furnizimi me potencial të lartë dhe rrezik të ulët politik. Ekonomitë e mëdha duhet të shikojnë më me kujdes klubin e tyre demokratik.
Çfarë e bën Rumaninë tërheqës si vend? Tre burime thelbësore: njerëzit, energjia, besueshmëria. Ndërsa brezat e vjetër emigruan dhe kërkuan punë jashtë Rumanisë, brezat më të rinj janë të gatshëm të ndërtojnë të ardhmen në atdhe. Falë rritjes së standardit të jetesës, ka rënë edhe fluksi i emigracionit drejt vendeve të tjera më të zhvilluara, veçanërisht ato të BE-së.
Pavarësia energjetike e Rumanisë ka tërhequr investitorët dhe i ka dhënë përparësi asaj ndaj shteteve të tjera. Mundësia e zhvillimit të investimeve të gjelbra në një mënyrë efikase dhe të dixhitalizuar, është një tjetër pikë e fortë e vendit.
Burimi i tretë, kapitali i besueshmërisë, i cili krijohet nga qëndrueshmëria demokratike, ekonomike dhe shoqërore, plus potenciali i pashfrytëzuar deri tani për shkak të sektorit të pafinancuar të kërkimit dhe zhvillimit, jo vetëm që e vendos Rumaninë në një pozitë udhëheqëse kur bëhet fjalë për parashikueshmërinë, por