Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, ekonomitë në vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria, Kroacia dhe Rumania shënuan rritje në vitin 2017, por që të gjitha dështuan në realizimin e reformave strukturore të nevojshme. Ekonomitë e Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë treguan disa përmirësime vitin e kaluar, por që të tria këto vende u përballën me sfida për të nxitur rritjen në vitin 2018.