Qindra miliona euro të vendeve të tjera, veç Kosovës, janë investuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Por, siç bëhet e ditur, jo të gjitha kanë përfunduar aty për ku ishin destinuar. Një pjesë e madhe e tyre janë keqpërdorur, sipas ish-drejtorit të “Kosova B”, inxhinierit Avni Kurshumliu, në një intervistë dhënë gazetës Koha Ditore. Ai ka thënë se në keqpërdorimin e donacioneve të destinuara për t’u investuar në KEK fajin më të madh e kanë ndërkombëtarët.
Mirëpo, sipas tij, bashkëfajtorë janë edhe vendësit, të cilët kanë marrë pjesë në menaxhimin e KEK-ut, apo u kanë dhënë leje kompanive konsulente të marrin në menaxhim këtë korporatë, e të cilat nuk kanë qenë profesionale.
“Kuadri më i aftësuar që ka qenë në menaxhim të KEK-ut ishte një person nga Afrika e Jugut, që me shkollim ka qenë inxhinier i bujqësisë dhe makinave bujqësore. Në kohën e tij ka pasur aq shumë lëshime dhe faktikisht e kanë lënë KEK-un edhe pa ekip të zhvillimit, që është e paarsyeshme për një ndërmarrje të tillë”, ka thënë Kurshumliu për menaxhimin ndërkombëtar që ishte në ESBI.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.