Çdo kompani e ka përckatuar vetë rrugën e suksesit dhe të arritjeve të saj, porn ë mënyrë të tillë që ajo të vazhdojë në këtë rrugë dhe të avancojë akomë më përpara duhet që të lënë mënjanë një prej frikëra më të mëdha që mund të eksizitojë: dështimi, frika nga dështimi. Një frikë e tillë ekziston edhe në mesin e kompanive të cilat konsiderohen si shumë të suksesshme.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi të braktisni frikën dhe t’i krijoni kompanisë suaj më shumë mundësi për të pasur sa më shumë arritje deh për të drejtuar një biznes gjithmonë në rritje.
- Merrni vendime
Çdo gjë është në ndryshim të vazhdueshëm. Të drejtosh një biznes, në të cilin pjesa më e madhe e kohës shpenzohet mbi vendim marrjen dhe mbi të gjitha mbi pasojat që mund të ketë një vendimmarrje e caktuar, është një kohë e shpenzuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Është mënyra më e keqe e mundshme për ta shpenzuar kohën sepse një strategji e tillë krijon vetëm ankth dhe i rrit akoma edhe më shumë mundësitë për të dështuar. Edhe me palnifikimin më të mrië të mundshmëm, erërat e ndryshimit mund të përmbysin gjithçka dhe juve do t’ju mbetet vetëm ankthi dhe dështimi.
Në vend të kësaj, duhet të kuptoni se dështimi është mundësia e vetme që ju duhet të merrni përsipër, mundësia për të tejkaluar çdo sfidë. Kompanitë të cilat marrin në vazhdimësi vendime dhe nuk rrinë në hije si pasojë e frikës së dështimit, ajnë edeh ato kopmani të cilat janë të pajisura më së miri për të minimizuar risqet e mundshme. Vendimi më i keq që ju mund të merrni është që të mos merrni asnë vendim.
- Nuk duhet vetëm të mbijetoni
Për të shpjeguar këtë pikë do t’i referohemi filozofisë së industrisë së prodhimit të çadrave. Të jesh industria prodhuese më e mirë e çadrave në botë, mbase është shumë e vështirë për t’u arritur, por të jesh çadra më më shumë shkëlqim brenda kësaj industrie, nuk është edhe aq shumë e vështirë. Është shumë e lehtë që çdo kompani të bjerë në tundimin e rehatisë dhe të jetë pothuasje në të njetin nivel me të tjerët. Prandaj ju nuk duhet të përpiqeni që vetëm të mbijetoni në një treg në të cilin jeni pjesë, port ë dilni në krye dhe të veçoheni nga të tjerët.
- Mos hezitoni të provoni dhe të përkrhani mundësi të reja
Koha ka provuar dhe vëertetuar se shtegtimi në të cilën ecën një kompani, nga momenti i rkijimit dhe më asp në çdo hap, është pikërisht një ndër faktorët që ndikojnë në përcaktimin e strukturës së asaj kompanie. Procesi më i mirë nuk është ai që është i paracaktuar por ai që është i aftë të jetë sa më fleksibël.