Koronavirus, anulohet panairi i teknologjisë në Barcelonë

13/02/2020 12:06 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Mobile World Congress, panairi më i rëndësishëm i telefonisë mobile që mbahet çdo vit në fund të shkurtit në Barcelonë, nuk do të zhvillohet për shkak të Koronavisurit.

Ky është vendimi i GSMA, shoqata botërore e operatorëve të telekomunikacionit që organizon eventin, në fund të një mbledhje të gjatë. CEO i shoqatës, John Hoffman, – sipas Bloomberg, shpjegoi që epidemia e bën “të pamundur” këtë event.

Përse u anulua Mobile World Congress 2020 

Shumë rreziqe për kompanitë më të rëndësishme. Të shumta masat e sigurisë që duhet të merreshin për të mbrojtur shëndetin e pjesëmarrësve dhe punonjësve në panair.

Dje, GSMA njoftoi edhe se kishte përforcuar masat e sigurisë, duke ndalur në panair personat që do të vinin nga rajoni i Hubei. Ata që kishin vizituar Kinën duhet të vërtetonin që kishin qëndruar 14 ditë në izolim, para se të vizitonin panairin. Por gjithsesi këto masa nuk garantonin sigurinë e personave dhe punonjësve. Dhe me shumë dhimbje, GSMA njoftoi sot se MWC 2020 do të anulohet.

Anulimi i Panairit do të ketë pasoja ekonomike për qytetin dhe botën e teknologjisë dhe informacionit. Panairi i Barcelonës përfaqëson takimin më të rëndësishëm në botë për prezantimin e smartphone-ve të rinj, në veçanti këtë vit për ata të gjeneratës 5G, dhe risive kryesore në teknologji. Shumë kompani kanë njoftuar se do të organizohen evente në nivel “lokal”, për të prezantuar produktet e reja dhe për të riparuar pjesërisht dëmet.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of