Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera. Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampon.
Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.
Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampoo.
Shumica e rrugve të kryeqytetit sot janë pastruar e dezinfekuar me shampon. Lajmin e ka bërë publik kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Falënderoj kompanitë e mirëmbajtjes dhe ekipet tona për aksionin sot” shkruan Ahmeti në njoftim.
Ky pastrim po bëhet pas përhapjes së Koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste.
Sipas koordinatorit për mirëmbajtjen e rrugëve, Bujar Abazi, kompanitë e kontraktuara nga komuna po punojnë me kapacitet të plotë që të lajnë edhe rrugët e lagjeve periferike të kryeqytetit. Abazi shtoi se sipas nevojës dhe në koordinim me institucionet përkatëse rrugët do të lahen edhe me klor.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin gjithsej në 16.
“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.