Kërkuesit e shoqërisë për sigurinë “Check Point Software Technologies”, në raportin për kërcënimet informatike, japin alarmin për një rritje e fortë të fushatave të ndryshme spam që lidhen me emergjencën e COVID-19, me qëllim përhapjen e viruseve dashakeqe.
Nga këto viruse janë prekur 3% e kompanive botërore. Disa viruse shfrytëzojnë edhe emrin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si një mënyrë për t’u shpërndarë.
Në veçanti, për vjedhjen e fjalëkalimeve të WiFi dhe të dhënave të email-it, ata përdorin një variant të ri të “trojanit”, Agent Tesla, i përhapur nën formën e “attach” nga fushata të ndryshme spam. Një ndër to ju fton të klikoni në një deklaratë të pretenduar të OBSH, që jep informacione mbi një vaksinë të re.
Dridex është një virus tjetër që shfrytëzohet nga hakerat, një ‘banking trojan’, që ka si objektiv platformën Windows. Sipas kërkuesve, ky virus ka prekur 4% të kompanive nëpër botë.
“Fushatat ‘malspam’ që kemi parë në prill nxjerrin në pah zotësinë e hakerave, kur bëhet fjalë për të shfrytëzuar ngjarje me përmasa të tilla dhe të gënjejnë viktimat që të klikojnë në një link të infektuar, shpjegon Maya Horowitz, Director, Threat Intelligence & Research, Products at Check Point.
Me viruset Agent Tesla dhe Dridex, hakerat synojnë të vjedhin si të dhënat personale, edhe ato të kompanive, në mënyrë që të fitojnë para”.
Burimi: ANSA