Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë dhe thjesht mund të bashkohet me grupin e viruseve që vrasin njerëz nëpër botë çdo vit, ka deklaruar Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ky virus thjesht mund të bëhet një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe mund të mos largohet kurrë. HIV nuk ka ikur”, tha Ryan.
“Unë nuk po krahasoj dy sëmundjet, por mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realiste. Nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket”, shtoi Ryan.
Me një vaksinë, “ne mund të kemi një goditje në eliminimin e këtij virusi, por që vaksina të jetë e disponueshme, do të duhet të jetë shumë e efektshme, do të duhet të vihet në dispozicion të të gjithëve dhe ne do të duhet ta përdorim atë”.
“Kjo sëmundje mund të shndërrohet në një problem afatgjatë ose mund të mos jetë.”
Por e ardhmja e koronavirusit nuk ka pse të duket vetëm e zymtë, sipas epidemiologut të sëmundjes infektive të OBSH-së Dr Maria Van Kerkhove.
“Trajektorja e këtij shpërthimi është në duart tona. Komuniteti global është bashkuar për të punuar në solidaritet. Ne kemi parë që vendet po e sjellin këtë virus nën kontroll. Ne kemi parë që vendet po përdorin masat e shëndetit publik.”/CNN