Kryeministri grek Antonis Samaras ka mbërritur në Berlin, nga ku pret të marrë më shumë kohë për implementimin e reformave fiskale. Si Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Greqisë t’u qëndrojë angazhimeve të saj.
Kryeministri grek Antonis Samaras mbërriti në Berlin të premten, ku do të zhvillojë bisedime me kancelaren Angela Merkel lidhur me luftën që po bën kombi i tij për të zbatuar reformat e kursimit sipas planifikimeve.
Takimi i Samaras në Berlin vjen pasi znj.Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande dolën me të njëjtin mesazh për Greqinë, pas takimit që zhvilluan të mërkurën.
“Është e rëndësishme për mua që të gjithë t’u qëndrojmë angazhimeve tona…por unë do të inkurajoj Greqinë që të vazhdojë rrugën e saj të reformave”, tha Merkel në një deklaratë të shkurtër para takimit me Holand.
Ajo tha se Greqia duhet të presë rezultat e raportit të të ashtuqujtërës “troika” në progresin e saj për implementimin e reformave para se të diskutohet ndonjë fleksibilitet në marrëveshjen e saj të dorëzanisë. Raporti nga kreditorët ndërkombëtare të Greqisë pritet të dalë në shtator.
Nga ana e tij, Holland ka thënë se do që Greqia të qëndrojë në eurozonë, por kjo mbetet në dorën e vetë grekëve. “U takon grekëve të bëjnë përpjekjet e domosdoshme për të përmbushur qëllimet”, tha presidenti duke qëndruar përkrah Merkel.
Por, Greqia ka nevojë për frymëmarrë
Samaras po u bën apel fuqive të mëdha të Europës se Greqia ka nevojë për më shumë kohë për të përmbushur objektivat. Pas bisedimeve në Berlin të premten, ai ka planifikuar ta trajtojë këtë çështje me presindetin Hollande në Paris gjatë ditës së shtunë. Kryeministri grek i tha të përditshmes gjermane “Bild” se Alpha
Athina ishte e angazhuar për objektivat e kursimit, por i nevojiten më shumë fleksibilitet për ta tërhequr ekonominë e vendit nga viti i saj i pestë në recesion. “”Gjithçka çfarë duam është pak ajrit për të marrë frymë, që të drejtojmë ekonominë dhe të rrisim të ardhurat e shtetit”, tha Samaras.
Në këmbim të paketës së saj të ndihmës, Athina duhet të reduktojë deficitin kombëtar buxhetor të Greqisë në më pak se tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2014. Në vitin 2011, deficiti buxhetor arriti në 9.3 për qind të PBB-së.
11.5 miliardë euro (14.3 miliardë dollarë ) shkurtime buxheti pritet të godasin pensionet, përfitimet sociale, pagat e sektorit publik dhe kujdesin shëndetësorë. Rreth 40 mijë punonjës civilë pritet të humbasin vendet e tyre të punës. Politikanët e Athinës kanë luftuar për të arritur një marrëveshje për shkurtimet e nevojshme në mënyrë që Greqia të marrë këstin e fundit të kredisë ndërkombëtare prej rreth 31.5 miliardë euro.