Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë daljes për mediat, njoftoi se puna e bërë për çështjen e legalizimeve ka dhënë rezultate të mira, por theksoi se sfida mbetej te koordinimi i procesit të legalizimin me atë të kompesimit të ish-pronarëve.
Lame deklaroi se sipas tij, plani vjetor është tejkaluar.
“Gjatë periudhës maj-dhjetor 2014 janë mbledhur 57 milionë lekë, në periudhën janar- gusht 2015 shifra arrin 1.4 miliard lekë”.- tha Lame, duke theksuar se po ta krahasojmë me planin vjetor, që ishte 1 miliard lekë, kemi një rritje prej 140%.
Kreu i ALUIZNI deklaroi më tej se, projeksionet janë që kjo rritje të arrijë deri në 160 % në fund të këtij viti dhe se këto të ardhura do të shkojnë për shpërblimin e ish-pronarëve.
Sipas Lames, drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë Tirana, Durrësi, Vlora e Fieri.
Lame gjithashtu theksoi se tashmë, për këtë proces, i vetmi detyrim që duhet të paguajnë qytetarët që kanë ndërtuar, është pagesa e truallit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.