Sipas disa burimeve të kompanisë koreanojugore, dy smartphone-t mendohet të dalin në treg më 27 qershor.
Për fat të keq nuk ka shumë informacione mbi dy modelet e reja.
Sigurisht versioni LG G6 Plus do të karikohet nëpërmjet wireless-it. Sipas ETNews, LG G6 Plus do të ketë memorie të brendshme 128 GB.
Versioni Pro do të ketë memorie të brendshme 32 GB. Të dy modelet LG G6 Pro LG G6 Plus thuhet se do të kenë të njëjtin ekran 5.7 inç Quad HD, 4 GB RAM dhe procesorin Snapdragon 821.
Aspekti më interesant është “Astro Black” (ngjyra), e njëjtë tek të dy modelet. LG G6 Plus do të kushtojë pak më shumë se 900 euro. Ndërsa versioni Pro është më “ekonomik” dhe do të kushtojë rreth 700 euro.