Pak orë para çeljes së Mobile World Congress në Barcelonë (26 shkurt – 1 mars) LG prezanton dy telefona të rinj K8 dhe K10.
Kompania koreanojugore tha në një deklaratë për shtyp se dy modelet e reja do të dalin në tregje të rëndësishme, duke përfshirë Azinë, Europën, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.
LG K8 (2018), karakteristikat
LG K8 (2018) do të ketë sistem Android 7.1.2 Nougat, ekran 5 inç (720 x 1280 piksel), 2 GB RAM dhe procesor 1.3GHz quad-core. Kamera e pasme do të jetë 8 megapiksel me LED FLASH, ndërsa kamera e përparme, 5 megapiksel.
Memoria e brendshme do të jetë 16 GB me mundësi për t’u zgjeruar deri në 32 GB. Bateria do të jetë 2500 mAh dhe do të peshojë 152 gramë.
LG K10 (2018) karakteristikat
LG K10 (2018) do të ketë sistem Android 7.1.2 Nougat, ekran 5.3 inç HD (720 x 1080 piksel), procesor 1.5GHz octa-core SoC dhe do të jetë në tre variante LG K10 (2018), K10+ (2018) dhe K10 Alpha (2018) ose K10a (2018), 2 GB dhe 3 GB RAM.
Ndërsa K10+ (2018) dhe K10 (2018) e kanë fotokamerën e pasme 13 megapiksel dhe 8 megapiksel respektivisht, ndërsa kamerën e përparme 5 megapksel. Te modeli K10a (2018) kamera e pasme është 8 megapiksel, ndërsa ajo e përparme 5 megapiksel.
Kamera e përparme te seria K10 (2018) suporton efektin Bokeh, veçanërisht për selfie. Ndërsa K10+ (2018) ka 32 GB memorie të brendshme, tek modelet K10 (2018) dhe K10a (2018) memoria e brendshme është 16GB. Po ashtu, është edhe sensori për gjurmët dixhitale që funksionon edhe si një a Quick Shutter and Quick Capture, që u lejon përdoruesve të bëjnë fotot dhe screenshots direkt duke përdorur gishtat e tyre. Smartphone-t do të kenë bateri 3000 mAh dhe do të peshojnë 163 gramë.