Premier League ka dëshmuar të jetë liga më e pasur në botë, teksa shifrat e publikuara tregojnë se si u ndanë 1.5 miliard paund të parave të çmimit – me klubin Cardiff që zinte vendin e fundit i cili ka fituar mbi 62million paund dhe Liverpool që ka fituar më shumë se kampionët e Manchester City.
Gjigandët e Merseyside kanë fituar 97,544,336 paund nga fondet e Premier League për fushatën e tyre të 2013-14, duke i shtyre kampionët e Manchester City drejt vendit të dytë. City fitoi 96,578,329 paund. Liverpool ka fituar më shumë se City, sepse 28 nga 38 ndeshjet e ligës janë shfaqur drejtpërdrejt në TV në krahasim me vetëm 25 të City-t dhe transmetimet televizive janë një faktor për tu konsideruar.
Të pesë fituesit kryesorë janë plotësuar nga Chelsea (94.1milion paund), Arsenal (92.9milion paund) dhe Tottenham (89.7milion paund). Kampionët e sezonit të kaluar dhe fituesi kryesorë Manchester United u pozicionuan të shtatët në Premier League e këtij sezoni, por fituesit e gjashtë më të mëdhenj të parave me 89.2 milion paund.
Në anën tjetër të tabelës, i fundit pozicionohet Cardiff City, i cili ka fituar 62,082,302 paund për një fushatë në të cilën ata përfunduan të ‘promovohen’ në kampionatin Championship.