Gjatë një takimi midis Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u ra dakord se situata ekonomike në Mal të Zi ishte përkeqësuar
dhe që ishin të nevojshme ndryshimet në politikën fiskale.
Guvernatori i CBCG, Radoje Zugic, dhe kreu i misionit të FMN-së, Gerwin Bell, konkluduan se siuata ekonomike e partnerëve kryesorë të Malit të Zi gjithashtu ka pasur tendenca negative.
Pas takimit, banka qendrore tha se FMN kishte sugjeruar se Mali i Zi kishte nevojë për një lloj fondi mbrojtës, ose rezerva fiskale, veçanërisht duke qenë se përdor euron si monedhë
dhe kjo i kufizon instrumentet e politikës monetare.