Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%.
Këtë e njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, pas takimit të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut.
Megjithatë, kreu i Sindikatës Joakim Nedelkov thotë se ky propozim i Qeverisë duhet të shqyrtohet së pari në Këshillin e SASHK-ut, për të vendosur nëse do të pranojnë një rritje të tillë.
Sipas Sindikatës nuk është propozim i keq, por sigurisht se mund të ketë edhe më shumë. Sipas Nedellkovit atyre i takon të kërkojnë, ndërsa Qeveria e ka në dorë nëse do t’i plotësojë kërkesat e tilla.
Takimi erdhi pasi përfundoi afati 1 javor që i ishte dhënë Ministrisë së Arsimit për të vendosur rreth rritjes prej 25% të rrogave.
/Alsat MK